Vëllai rrah vëllanë

Vëllai rrah vëllanë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Dragash, i cili ka rrahur vëllanë e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje familjare ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të policisë.