Vëllai i Rexhep Selimit grushton policin

Vëllai i Rexhep Selimit grushton policin

Policia e Kosovës ka konfirmuar se Ramadan Selimi, vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, është shoqëruar sot në stacionin policor për sulm ndaj policit dhe mospërfillje të urdhrave.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti  ka konfirmuar për Insajderin se sulmi ka ndodhur rreth orës 18:00.

“Rreth orës 18:00 është shoqëruar në stacion policor një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe mospërfillje e urdhrave të policit. Njësitet përkatëse në bashkëpunim me prokurorin kujdestar po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Islam Selimi, vëllai tjetër i deputetit të VV-së ishte plagosur muaj më parë pas një mosmarrëveshje.