Vëllai i Ramiz Lladrovcit përplaset me qytetarë

Vëllai i Ramiz Lladrovcit përplaset me qytetarë

Vëllai i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, Emri Lladrovci gjatë një tubimi partiak në fshatin Gradicë të kësaj komune, ka pasur një përplasje verbale me një prej banorëve të këtij fshati.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i PDK-së në Drenas Betim Berisha.

Berisha për Klan Kosova ka thënë se Emri Lladrovci nuk ka pasur ndonjë përplasje fizike me dikë atje, për çka është raportuar gjatë ditës.

“Tubimi është përmbyllur sipas planit të paraparë”, ka thënë shkurt Berisha.

Por Berisha ka konfirmuar se për shkak të disa pakënaqësive është zhvilluar një debat i ashpër mes banorëve dhe disa zyrtarëve të PDK-së.

“Sigurisht për shkak të disa pakënaqësive ka rrjedhur një debat më i ashpër mes banorëve të Gradicës dhe disa zyrtarëve të PDK-së”, ka shtuar ai./Insajderi.com