Vëllai i kosovarit e dinte për sëpatën me të cilën i dyshuari kreu sulmin [foto]

Vëllai i kosovarit e dinte për sëpatën me të cilën i dyshuari kreu sulmin [foto]

Vëllai i kosovarit 26-vjeçar që dyshohet se kreu sulm të enjten në stacionin e trenit në Dusseldorf, ka thënë se sulmuesi – vëllai i tij – e kishte blerë javën e kaluar sëpatën me të cilin e kreu sulmin, ka njoftuar sot policia gjermane përmes një konference për medie.

Përmes këtij sulmi të kryer me sëpatë, i dyshuari kosovar plagosi 9 persona, tre prej tyre kanë marrë lëndime në kokë, pasi janë sulmuar nga mbrapa.

Policia tregon se një nga të lënduarit është 13-vjeçar dhe një 30-vjeçar, shkruan Insajderi.

sepata

Sipas policisë, vëllai i kryerësit të veprës e dinte në lidhje me blerjen e sëpatë. Ai kishte njoftuar policinë për vëllain e tij, për shkak se ai nuk kishte qenë në shtëpi në mbrëmje, tha policia të premten në një konferencë shtypi.

Sulmuesi i dyshuar në Dusseldorf policia tregon se ka shkuar në Gjermani në vitin 2009. Në një konferencë për media, kanë treguar zyrtarë të policisë së qytetit dhe të landit Nordhein Westfalen, se kosovari është me banim në Wuppertal të Gjermanisë. /Insajderi.com