Jeb Bush, vëllai i ish-presidentit amerikan, ka njoftuar tërheqjen nga gara për ulësen e të parit të " />

Vëllai i Georg W. Bush tërhiqet nga gara për president

Vëllai i Georg W. Bush tërhiqet nga gara për president

Jeb Bush, vëllai i ish-presidentit amerikan, ka njoftuar tërheqjen nga gara për ulësen e të parit të shtetit, njofton NBC News.

Bush njoftuar të shtunën në mbrëmje se arsye e tërheqjes së tij tash janë rezultatet jo të mira që ka marrë deri tash, së fundmi në Karolinën Jugore.

“Jam i lumtur me kampanjën që kemi bërë. Por njerëzit e Iowa, Hampshire dhe të Karolinës Jugore kanë folur me votat e tyre, gjë të cilën unë e respektoj, kështu që sonte po i jap fund kësaj gare”.

Ai ka thënë se ai i cili do ta marrë drejtimin e SHBA-së duhet ta mbajë këtë detyrë si shërbëtor dhe jo si një privilegj.