Veliu kërkon nga grumbullesit e mjedrës të mos lujnë me çmime

Veliu kërkon nga grumbullesit e mjedrës të mos lujnë me çmime

Agim Veliu kryetar i komunës së Podujevës, u ka bërë thirrje grumbulluesve të mjedrës në këtë komunë që të mos luajnë me mundin e kultivuesve llapjanë, duke ulur në masë të madhe çmimin e mjedrës.

Përmes një njoftim për media, bëhet e ditur se në adresë të Veliut kanë arritur një numër I madh I ankesave nga kultivuesit e mjedrës për lojën me çmimin.

“Kjo kulturë është krenari dhe brend i këtij qyteti, ngase falë punës për kultivimin e saj shumë familje po i sigurojnë të ardhurat me të cilat mbajnë familjet e tyre, dhe po angazhojnë shumë punëtorë sezonal, prandaj si e tillë kjo veprimtari meriton të trajtohet me dinjitet”, tha Veliu.

Veliu tha se në rast se pikat e grumbullimit nuk ofrojnë kushte më të mira, atëherë do të kërkojnë mundësi të tjera për plasimin në treg të mjedrës, me çmimin e merituar. /Insajderi.com