Veliu fyen përfaqësuesin e OJQ-së  

Veliu fyen përfaqësuesin e OJQ-së  

Shemsi Jashari nga rrjeti i OJQ-ve “DFK” është kundërpërgjigjur ndaj Agim Veliut kryetarit të Podujevës, pasi ky i fundit e quajti atë ‘paçavër’, pas publikimit të një artikulli për padinë që Agjencia Kosovare e Privatizimit ka bërë ndaj komunës, për tjetërsim pronash.

Kryetari Veliu duke deklaruar se nuk është në dijeni për padinë ka thënë se nuk merret me njerëz si Jashari.

“Me këso ‘poçavre’ si Shemsi jashari unë nuk merrem, me policë e shërbëtorë të partive te ndryshme që akuzojnë palidhje, nuk merrem me të. Ai është poçavër, po hiqu tij”, ishte shprehur ai.

Pas kësaj në Shemsi Jashari, tha se nuk dëshiron të merret me gjuhën e përdorur nga kryetari Veliu, mirëpo thotë se problemeve të pronave komunale, janë të dëshmuara me fakte nga organizata të cilën e përfaqëson ai.

“S’kam koment për nivelin e gjuhës e përdorur, ofendimet drejtuar në emrin tim dhe që konfirmojnë nivelin intelektual të tij dhe qeverisjen në nivel komune. Unë kam pritur që ai do të prezantoj fakte që arsyetojnë veprimet e tij. Ne si organizatë nuk kemi këtë nivel të gjuhës, por ai për neve respektohet si kryetar deri sa është në atë pozitë”, tha Jashari për indeksonline.

Ndërsa për prezantimi e raportit, thotë se është i mbështetur në fakte me vendime të institucioneve të shtetit.

“Bartja e pronave nga shoqërore në prona komunale është shpallur i kundërligjshëm nga Ministria e Pushtetit Lokal. Që nga viti 2012 asnjëherë nuk është zbatuar vendimi i MPL-së ”, ka thënë Jashari.