Veliu “aktivizohet” para fushatës – luan futboll me Naim Abazin e Afrim Muqiqin

Veliu “aktivizohet” para fushatës – luan futboll me Naim Abazin e Afrim Muqiqin

Një ditë para nisjes së fushatës elektorale të balotazhit, Agim Veliu është aktivizuar. Jo në veprimet e fushatës zgjedhore, por në një ndeshje të futbollit të vogël.

Në përurimin e një fushe të vogël të futbollit, kryetari i Komunës së Podujevës u bashkua me artitstë llapjanë si Naim Abazi e Afrim Muçiqi për të zhvilluar një ndeshje futbolli.

Vet Veliu e konsideroi këtë ngjarje “ceremoni solemne”.

“Me një ceremoni solemne, bashkë me artistë, sportist llapjanë e dashamirë të futbollit, me një ndeshje reviale përuruam fushën sportive “Anuari” në fshatin Peran”, shkroi Veliu në rrjetin social Facebook.

Agim Veliu është kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) edhe për një mandat në Komunën e Podujevës. /Insajderi.com