Vehbi Kajtazi: E di kush më ka sulmuar

Vehbi Kajtazi: E di kush më ka sulmuar

Kryeredaktori i Gazetës Online, Vebhi Kajtazi para pak castesh ka dalë nga QKUK ku po merrte tretman mjekësor pas sulmit fizik që i është bërë.

Kajtazi ka thënë shkurtë për gazetarët se ai e dinë se kush e ka sulmuar dhe se kjo lidhet me shkrimet dhe punën e tij.

“E di kush me ka sulmuar, dhe rasti lidhet me punën time, pra shkrimet e mia. E njoh kush më ka sulmuar por për shkak të hetimeve nuk mund të flasë. Tani pres nga Prokuroria dhe Policia që ta zbardhin rastin”, ka thënë Kajtazi.

Policia e Kosovës  dhe prokuroria e intervistuan Kajtazin në lidhje me sulmin  brenda QKUK-së/Insajderi.com