Friedman ishte një ndihmësdentiste 21-vjeçare, kur u mbërthye dhe u puth nga George Mendosa, në sheshin “Times Square” të Nju Jorkut më 14 gusht të vitit 1945. 

Vdiq protagonistja e fotografisë që simbolizoi fundin e Luftës së Dytë Botërore

Gruaja e puthur nga një marinar, në një fotografi që simbolizoi fundin e Luftës së Dytë Botërore, u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare. Greta Zimmer Friedman humbi jetën nga pneumonia në një spital të Richmondit në Virxhinia.

Vdiq protagonistja e fotografisë që simbolizoi fundin e Luftës së Dytë Botërore

Friedman ishte një ndihmësdentiste 21-vjeçare, kur u mbërthye dhe u puth nga George Mendosa, në sheshin “Times Square” të Nju Jorkut më 14 gusht të vitit 1945. 

Fotoja që përjetësoi këtë moment u bë një prej imazheve më të forta të festimeve për fitoren në SHBA. Fillimisht ajo u publikua si pjesë e shumë fotografive të tjera festive në revistën “Life”. 

Vet Friedman ka thënë se nuk kishte qenë në dijeni të ekzistencës së fotos deri në vitet ’60, kur ajo pa një libër të burrit që e kishte realizuar atë, fotografi i njohur Alfred Eisenstaedt. 

Të shumtë ishin ata që pretenduan se ishin marinari dhe infermierja në foton e famshme, e vetëm në vitet ’80 u konfirmua se bëhej fjalë për Greta Friedman dhe George Mendosa.