Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të një bombe

15.08.2017 07:53
Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të një bombe

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim të Pakistanit, ka lënë të vdekur gjashtë ushtarë dhe ka lënduar të paktën dy të tjerë, kanë thënë zyrtarët.

Sulmi në provincën e Baluçistanit ka ardhur pasi vendi ishte duke festuar përvjetorin e 70-të të pavarësisë.

“Ka qenë një sulm shumë i fuqishëm me bombë”, ka thënë zëdhënësi i forcave paramilitare, Khan Wasseh, përmes telefonit.

Organizata militante, Ushtria Çlirimtare e Baluçistanit e marrë përgjegjësinë për sulmin, ka raportuar AFP.

Ky është sulmi i dytë që ka cak forcat e sigurisë në këtë rajon brenda tri ditëve, pasi një bombë rrugore në Kueta ka lënë të vdekur të paktën 15 ushtarë dhe civilë më 12 gusht.

Baluçistani, gjendet në kufi me Afganistanin dhe Iranin dhe njihet si provinca më e paqëndrueshme e Pakistanit.

Në këtë pjesë ka sulme të ndryshme nga grupe militante sunite, siç janë talibanët, të cilët kërkojnë lirimin e provincës së tyre nga Islamabadi.