“Vdes” Yahoo Messenger

“Vdes” Yahoo Messenger

Më 15 dhjetor të vitit të kaluar është mbyllur AOL Instant Messenger, ndërsa tani thuhet se do të mbyllet edhe Yahoo Messenger, njëri nga shërbimet origjinal për biseda.

Është caktuar që të “vdes” më 17 korrik të këtij viti, transmeton Koha.net. Nëse dëshironi, mund të shkarkoni historinë tuaj të bisedave për gjashtë muaj duke u qasur në këtë vegëz.

Oath, kompania në pronësi të Verizonit e cila aktualisht drejton Yahoo Messengerin, nuk ka njoftuar ndonjë plan për zëvendësimin e tij me diçka që mund të bëhej një konkurrent i WhatsAppit ose Facebook Messengerit.

Është interesante të ceket se para shumë vjetëve nëse dikush ka përmendur fjalën “messenger” automatikisht mendja iu ka shkuar tek Messengeri i Yahoos, ndërsa sot tek Facebooku.

Yahoo Messenger është lansuar më 9 mars të vitit 1998 si Yahoo Pager dhe pastaj më 21 qershor të 1999-ës është ribrenduar. Kështu, më 17 korrik 2018, kur është caktuar që të “vdes”, do të jetë saktësisht 20 vjet, 4 muaj e 8 ditë e vjetër.