Vdes tragjikisht i afërmi i Erdoganit – gruaja e tij përlotet në funeral

Vdes tragjikisht i afërmi i Erdoganit – gruaja e tij përlotet në funeral

I është dhënë sot lamtumira e fundit, Bajram Ali Mutlu-s, djalit të dajës së presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan.

55-vjeçari Bajram Ali Mutlu, humbi jetën në një aksident me veturë të shtunën. Funerali për të u mbajt sot në një xhami në Stamboll.

Në funeral morën pjesë gruaja Erdogan, Eminja, vëllai i tij, Mustafa, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak dhe kryetari i Stambollit Vasip Sahin.

Bashkëshortja e presidentit turk shpërtheu në lot gjatë funeralit të djalit të dajës së Erdoganit.