Vdes tragjikisht anëtari i Nismës për Kosovën (FOTO)

Vdes tragjikisht anëtari i Nismës për Kosovën (FOTO)

Një nga anëtarët e Nismës për Kosovën ka ndërruar jetë tragjikisht.

Lajmin e ka bërë të ditur një nga zyrtarët e kësaj partie përmes një statusi në profilin e tij në Facebook.

“Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen tragjike të mikut tonë, anëtarit të familjës tonë politike nga dega e Prizrenit, Ardijan Bytyqi. Ngushëllime familjes dhe anëtarësisë së NISMA-s për vëllaun tonë Ardijanin. Zoti e mëshiroftë në parajsë shpirtin e tij!”, ka shkruar anëtari i Nismës.