Vdes shkrimtarja Haper Lee

Vdes shkrimtarja Haper Lee

Harper Lee, romani i parë i së cilës, “To Kill a Mockingbird” apo përkthyer në shqip “Ta vrasësh zogun përqeshës”, që bënte fjalë rreth padrejtësisë raciale në një qytet të vogël të Alabama-s, e që kishte shitur më shumë se 40 milionë kopje dhe u bë një nga veprat më të dashura ndonjëherë, vdiq në premten në Monroeville, Alabama, ku ajo jetonte. Ajo ishte 89 vjeçe.

Një nga nipat e saj, Hank Conner tregoi se ajo vdiq deri sa po flinte.

Suksesi i madh i “To kill a Mockingbird”, i cili ishte publikuar më 1960 dhe kishte fituar çmimin Pulitzer për novelën më të mirë fiksion, e ka bërë atë një nga figurat më të famshme letrare, e që ajo asnjëherë nuk deshi ta pranojë këtë gjë.

“Kurrë nuk kam pritur ndonjë lloj suksesi me Mockingbird. Unë isha duke pritur që novela ime të vdiste në duar të lexuesve, por në anën tjetër kisha një shpresë së dikush do ta lexonte atë dhe do të më inkurajonte”, tha ajo gjatë një interviste në një radio amerikane, në vitin 1964.

Suksesi i madh i versionit filmik të romanit, të lëshuar në vitin 1962 me Gregory Peck në rolin aktorit kryesor, një avokat në një qytet të vogël i cili mbron një njeri të zi të akuzuar në mënyrë të gabuar për përdhunimin e një gruaje të bardhë, vetëm sa i shtojë Zonjës Lee më shumë lexues në romanin e saj të ardhshëm.

Romani i saj u përkthye edhe në shqip, pas 50 vitesh prej botimit origjinal me titullin “Ta vrasësh zogun përqeshës”.