George A. Romero, krijuesi i filmave me “zombie” që lanë një impakt jetëgjatë në zhanrin e filmave horror u nda nga jeta në moshën 77 vjeçare, si pasojë e kancerit në mushk" />

Vdes regjisori Romero, krijuesi i filmave me “zombie”

Vdes regjisori Romero, krijuesi i filmave me “zombie”

George A. Romero, krijuesi i filmave me “zombie” që lanë një impakt jetëgjatë në zhanrin e filmave horror u nda nga jeta në moshën 77 vjeçare, si pasojë e kancerit në mushkëri në një spital të Toronto-s.

Romero shkroi dhe drejtoi klasikun e 1968-s, “Nata e të vdekurve e të ngjallur” dhe gjithashtu 5 seri pasuese përfshirë hitin e 1987-s “Agimi i të vdekurve”.

Edhe pse në prodhimin e tij të parë nuk përdorej fjala “zombie”, ai ishte i pari që solli në ekran të vdekur të rikthyer në jetë me prirje kanibale.

Përveç horroreve me “zombie” që hanin mish njeriu, filmat përfshinin edhe temën e njerëzve që nën panikun e rrethimit viheshin edhe kundër njëri-tjetrit në vend që të bashkoheshin kundër armikut të përbashkët.

Romero, i lindur në lagjen e Bronksit në Nju Jork ishte tepër i dhënë pas historive me monstra që i njihnin njerëzit që terrorizonin.

Menaxheri i tij tha se regjisori kishte vdekur, ndërsa dëgjone kolonën zanore të “Njeriut të heshtur”, një prej filmave më të preferuar të tij. /TopChannel