Vdes Praljak pasi piu helmin në Hagë

29.11.2017 15:09
Vdes Praljak pasi piu helmin në Hagë

Mediat kroeate kanë bërë të ditur që i akuzuari për krime lufte, Slobodan Praljak, ka ndërruar jetë në spotal pasi kishte pirë helm në gjykatën e Hagës.

Praljak ishte paraqitur sot pranë Tribunalit të Hagës ku u shpall fajtor dhe u dënua me 20 vjet burgim për krime ndaj popullatës civile në Mostar.

Pas shpalljes së këtij vendimi ai nxorri një shishe dhe e piu, për të cilën avokati i tij ka thënë që ishte helm.

Praljak ishte në mesin e gjashtë ish liderët politik e ushtarak të akuzuar nga Tribunali i Hagës, për krime lufte në Bosnje dhe Hercehovinë.