Vdes poeti që edukoi brezin e sotëm

06.03.2017 19:36
Vdes poeti që edukoi brezin e sotëm

Poeti Arif Demolli, ka vdekur. Lajmin e ka bërë të ditur, Ministria e Arsimit, saktësisht ministri Arsim Bajrami, që dërgoi një telegram ngushëllimi për familjen dhe skenën letrare të vendit.

I njohur më shumë edhe si hartues i librave “Leximi” për klasat e para dhe të dyta, Demolli është një nga përfaqësuesit më dinjitoz të gjeneratës që edukoi brezin e sotëm.

Ministri Arsimi e quajti Demollin “një mik i madh i fëmijëve” duke e lartësuar punën e tij në edukimin e gjeneratave të ndryshme.

“Arif Demolli ishte miku ynë, por në veçanti ishte dhe mbetet mik i madh i fëmijëve, sepse me krijimtarinë e tij letrare dhe me tekstet shkollore të hartuara nga ai, u rritën dhe u edukuan shumë breza”, thuhet në këtë telegram ngushëllimi të ministrit Bajrami”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Arsimi tha se Demolli ishte një kontribuues i madh në letërsinë shqiptare, në gazetari, por mbi të gjitha në zhvillimin e arsimit shqip, e sidomos gjatë kohës sa ka punuar në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. /Insajderi.com