Rryma vret një person në vendin e punës

Rryma vret një person në vendin e punës

Një person ka vdekur për deri sa ishte duke bërë një lidhje kabllore të rrymës elektrike në fshatin Maxhunaj të Komunës së Vushtrrisë.

“Viktima mashkull K-Shqiptar punëtor i një firme private, për deri sa ishte duke bërë një lidhe të kabllorit ishte goditur nga rryma elektrike”, thuhet në raportin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar. /Insajderi.com