Të enjten rreth orës 13:57 minuta, në dalje të fshatit Talinoc i Muhaxherëve të Ferizajt, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, si pasojë e të cilit ka humbur jetën 17 vjeçari, (L.S).
Rasti ka ndodhur në rrugën lokale Talinoc i Muhaxherëve-Rahovicë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se, sipas raporteve nga vendi i ngjarjes, ngasësi i veturës me targa lokale, (L.S, 17-vjeç), si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë kushteve të rrugës ka humbur kontrollin mbi automjetin duke dalë nga rruga dhe është rrokullisur me automjet.
Me këtë rast, ngasësi ka marrë lëndime të rënda trupore, raporton Lajmi.net
Viktima është konstatuar, nga ana e mjekut në Emergjencën e Ferizajt, se ka ndërruar jetë.
Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë dërgohet ne Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Me rast janë duke u marrë hetuesit e njësisë së trafikut rrugor Ferizaj.