Vdes një person në Zveçan – dyshohet se u vetëvra me mjet shpërthyes

Vdes një person në Zveçan – dyshohet se u vetëvra me mjet shpërthyes

Policia ka njoftuar se në fshatin Lozistë të Zveçanit është gjetur pa shenja jetë një mashkull i nacionalitetit serb.

I njëjti dyshohet se është vetëvrarë duke aktivizuar një mjet shpërthyes.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.