Vdes një person në vendin e punës – goditet në kokë nga një metal

Vdes një person në vendin e punës – goditet në kokë nga një metal

Një person ka vdekur dje derisa ishte në vendin e punës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mazgit të Obiliqit.

Lajmi fillimisht është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, derisa në këtë raport nuk ka asnjë informacion tjetër. Madje njoftimi i policisë konsiderohej si lëndim i rënd trupor.

“Lidhur me rastin raportohet se me 14.11.2017 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull K-Shqiptar i cili kishte pësuar lëndime të rënda trupore derisa ishte duke punuar në një firmë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkaq Insajderi merr vesh se personin në fjalë e kishte goditur një metal ku edhe më pas i kishte shkaktuar vdekjen.

Insajderi ka provuar të marrë më shumë informacione në lidhje me këtë rast. Flora Ahmeti zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës ka thënë se është duke u pritur raporti i obduksionit, ndërsa nuk mund të tregohen për informacione të tjera.

“Një herë për një herë jemi duke pritur raportin nga obduksioni dhe ende nuk dihet se si ka arritur deri tek vdekja e personit”, ka thënë Ahmeti për Insajderin.