Vdes një person në stacionin e autobusëve

02.03.2017 16:13
Vdes një person në stacionin e autobusëve

Rreth orës 12:45 te stacioni i autobusëve në Prishtinë, ka ndërruar jetë një person 59 vjeçar i gjinisë mashkullore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe ekipi mjekësor, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore, i moshës 59 vjeç.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës-së për rajonin e Prishtinës, e ka konfirmuar rastin duke thënë se vdekja ka ardhur si pasoj e natyrshmërisë.

“Në 12:45 e kemi pranuar informatën për një person te alivanosur ne stacionin e autobusëve ne Prishtine. Ekipet policore dhe ekipi mjekësor kane dale ne vendin e ngjarjes. Vdekja e personit ka ardhur si pasoj e natyrshmërisë”, ka thënë Ahmeti./Insajderi.com