Vdes një person në aksident trafiku në Gjilan

Një person ka ndërruar jetë pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur të hënën në fshatin Smirë të Gjilanit.

Vdes një person në aksident trafiku në Gjilan

Në aksident ishin të përfshira dy vetura, njofton klankosova.tv, transmeton Insajderi.

Policia njofton se  trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lidhur me rastin  është arrestuar një person i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com