Vdes një person në aksident komunikacioni në Matiqan

Vdes një person në aksident komunikacioni në Matiqan

Si pasoj e një aksidenti në komunikacion një person në Matiqan ka humbu jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në QKUK, në Prishtinë.

“Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Në raportin e Policisë së Kosovës, nuk jepen detaje të tjera në lidhje me këtë rast.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./Insajderi.com