Vdes një grua pasi goditet nga vetura në Gjilan

Vdes një grua pasi goditet nga vetura në Gjilan

Mbrëmjen e së enjtes, në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan në një aksident rrugorë, një grua ka marrë lëndime të rëndë të cilave nuk u ka mbijetuar.

Këmbësores së aksidentuar, fillimisht i është dhënë ndihma e parë në spitalin rajonal të Gjilanit e mandej wshtw transferuar në QKUK. Policia njofton se ajo rrethe orës 01:22 edhe për kundër përpjekjeve nga ana e personelit mjekësorë këmbësorja kishte ndërruar jetë nga lëndimet e marra në aksident.

Sipas policisë në aksident ishte përfshirë një automjet i markës Audi A6 me targa regjistrimit 06, që ka qenë duke u drejtuar nga vozitësi shqiptar A. B. (1996). E që deri të aksidenti ka ardhë si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë kushteve të komunikacionit dhe vozitjes së pakujdesshme.

Shoferi pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në ndalim për 48 orë, ndërsa trupi i pa jetë i të ndjerës është dërguar për obduksion. /Insajderi.com