Fëmija i vdekur si pasojë e aksidentit në Gjakovë, është vajzë 6-vjeçe

Fëmija i vdekur si pasojë e aksidentit në Gjakovë, është vajzë 6-vjeçe

Një vajzë 6-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi sonte në magjistralen Gjakovë-Prishtinë, më saktësisht në fshatin Kramovik të Gjakovës.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar Albin Sahatqija, komandant i Trafikut Rrugor në Policinë e Kosovës për Rajonin e Gjakovës. Ai ka thënë se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar nëntë persona, të cilët aktualisht janë dërguar për të marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës.

“Një veturë dhe një kombi janë përfshirë në një aksident. Dyshohet se janë nëntë të lënduar, një fëmijë që ka qenë pasagjer e ka humbur jetën. Vajza 6-vjeçare që humbi jetën ka qenë pasagjere në automjetin që ka bërë tejkalim në vendin e ndaluar”, ka thënë Sahatqija për Insajderin.

Sahatqija ka thënë se nuk është në dijeni për moshën e fëmijës që ndërroi jetë si pasojë e aksidentit.