Vdes një 62 vjeçar pas rrokullisjes së traktorit në Shtërpcë

Vdes një 62 vjeçar pas rrokullisjes së traktorit në Shtërpcë

 

Një person 62 vjeçi me inicialet S.D. ka vdekur pasi traktori  me të cilin ai ndodhej u rrokullis në Shtërpcë.

Policia Rajonale të Ferizajt, njofton se rasti ka ndodhur në periferi të Shtërpcës me c`rast S.D. ishte udhëtar në traktorin, ndërsa atë po e drejtonte 57 vjeçari me inicialet S. Z.

“Të lënduarit dërgohen në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor, ku rreth orës 16:00, nga personeli mjekësor jemi njoftuar se pasagjeri S.D.(m/s/k 62 vjeç) nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë”, shkruan në komunikatën e Policisë.

Trupi i pa jetë i viktimës, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, kurse  i dyshuari, pas lirimit nga tretmani mjekësor, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë. /Insajderi.com