Vdes një 51 vjeçar pas aksidentit në autostradën “Ibrahim Rugova”

Vdes një 51 vjeçar pas aksidentit në autostradën “Ibrahim Rugova”

Aksident me fatalitet në autostradën Ibrahim Rugova Një person ka vdekur pasi që është goditur nga një veturë në autostradën Ibrahim Rugova.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi. Ai ka bërë të ditur se inicialet e personit janë XH. M dhe është i lindur në vitin 1966, kurse sipas Krasniqit ngjarja ka ndodhur në ora 17:00, në daljen veriore  të autostradës për Prizren.

Ndërsa lidhur me këtë rast edhe një lexues ka dërguar fotografi nga vendi i aksidentit.