Vdes një 3 vjeçare në Prizren

Vdes një 3 vjeçare në Prizren

Policia rajonale e Prizrenit ka njoftuar se dje në Prizren, saktësisht në rrugën “Jul Variboba” ka humbur jetën një vajzë e moshës 3 vjeç.

Vajza ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një veturë e cila ishte duke lëvizur pa vozitës.

Shoferi kishe dal nga vetura dhe po bisedonte me një qytetar por nuk e kishte siguruar veturën. Vetura ka lëvizur prapa dhe ka goditur fëmijën tre vjeç, ndërsa si pasoj e lëndimeve fëmija ka ndërruar jetë.

“Dje, rreth orës 16:30, në orët e pasdites, një shofer e kishte ndaluar automjetin në rrugën “Jul Variboba” dhe kishte dalë pa u siguruar se automjeti nuk do të lëvizë dhe përderisa shoferi i pakujdesshëm po bisedonte me një qytetar vetura ka lëvizur prapa dhe e ka goditur një fëmijë tre vjeç”, thuhet në njoftimin policisë.

Lëndime të lehta ka pësuar edhe një qytetar i rastit. Shoferi i veturës është arrestuar nga Policia e Kosovës./Insajderi.com