E nga Policia e Kosovës, zëdhënësi i rajonit të Pejës, Driton Rugova, tha se pasi pol" />

Vdes një 25-vjeçar në pyll të Grykës së Deçanit

Vdes një 25-vjeçar në pyll të Grykës së Deçanit

Dyshohet se një 25-vjeçar është mbytur nga një lis në pyllin e Grykës së Deçanit.

E nga Policia e Kosovës, zëdhënësi i rajonit të Pejës, Driton Rugova, tha se pasi policia arriti në vend të ngjarjes, viktima u dërgua në Spitalin Rajonal të Pejës, aty ku edhe vdiq.

“Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ndihma e shpejtë. Viktima mashkull është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku në ora 15:08 nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij”, ka thënë Rugova për Express.