Vdes Nënë Tereza e Pakistanit

Vdes Nënë Tereza e Pakistanit

Ruth Pfau, një mjeke gjermane dhe murgeshë që i kushtoi jetën e saj për çrrënjosjen e lebrës në Pakistan dhe që është përshkruar si Nënë Tereza e vendit, ka vdekur në Karachi në moshën 87 vjeçare.

Ajo vdiq në spital pasi u pranua të premten.

Pfau dalloi se në Pakistan ka shumë probleme të sëmundjes së lebrës, kështu për herë të parë në vitin 1960 u kthye për të ngritur klinika në të gjithë vendin.

Përpjekjet e saj të shumta lënë të kuptohet se në vitin 1996 sëmundja ishte e shërueshme dhe nën kontroll.

Kryeministri Shahid Khaqan Abbasi tha se Pfau “mund të ketë lindur në Gjermani, por zemra e saj ishte gjithmonë në Pakistan”.

Harald Meyer-Porzky nga Fondacioni Ruth Pfau në Würzburg tha se Pfau kishte “dhënë qindra mijëra njerëz një jetë më dinjitoze”, shkruan BBC.

Ajo studioi mjekësinë dhe më vonë shkoi në Indinë jugore me punën e saj “Daughters of the Heart of Mary”, mirëpo një problem i vizave nënkupton se ajo shkoi në Karaçi, ku u bë e njohur me lebrën.

Ajo ka trajnuar mjekët pakistanezë dhe ka ngritur donacione ndërkombëtare, duke themeluar Programin Kombëtar të Kontrollit të Lebrës së Pakistanëve dhe Qendrën Marie Adelaide Leprosy, e prania e të cilës është në çdo krahinë pakistaneze.

Ajo shkroi katër libra në gjuhën gjermane në lidhje me punën e saj në Pakistan, duke përfshirë “To light a candle”, e cila është përkthyer në anglisht./Insajderi.com