Vdes në rrethana misterioze ish-politikani sllovak

Vdes në rrethana misterioze ish-politikani sllovak

Ish-politikani kontrovers sllovak, Frantisek Gaulieder vdiq dje në rrethana misterioze,  kanë njoftuar mediat lokale.

Politikani vdiç pasi u shtyp nga treni, ndërs medaiat spekuluan se ai mund të jetë vrarë apo vetëvrarë, shkruajn mediat kroate.

Gaulieder ishte figurë kryesore në një skandal politik në Sllovaki, ku ish-kryeministri Vladimir Meciar dhe shërbimet sekrete u përfshinë në rrëmbimin e djalit të ish-presidentit Michal Kovac, në vitin 1995.

Ai ka marrë kërcënime të përsëritura me vdekje gjatë këtyre 20 viteve. Çështja e sipërcituar nuk u zbardh kurrë, pasi një amnesti e mbylli atë.

Parlamenti sllovak pritet ta heqë amnistinë këtë javë, ndërkohë që policia refuzoi të jepte hollësi për ngjarjen.