Vdes konsulli i Kosovës në Mal të Zi

Vdes konsulli i Kosovës në Mal të Zi

Xhafer Ahmeti konsull i Kosovës në Mal të Zi ka vdekur sot pas disa problemeve shëndetësore.

Lajmin për vdekjen e ish-diplomatit kosovar e ka konfirmuar Behgjet Pacolli, ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh mësova lajmin e keq për vdekjen e tashmë të ndjerit, Xhafer Ahmeti, diplomatit të Kosovës në Mal të Zi dhe për shumë vjet Drejtor i Protokollit të Shtetit. Kontributi i tij në MPJ, si njëri nga diplomatët e parë pas pavarësisë do të mbahet mend gjatë. Ngushllime familjarëve, kolegëve dhe miqve të Xhaferit!”, ka shkruar Pacolli.