Vdes këmbësorja e aksidentuar në Ferizaj

Vdes këmbësorja e aksidentuar në Ferizaj

Një 45 vjeçare ka humbur jetën pas lëndimeve të marra gjatë një aksidenti trafiku dje në Ferizaj.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën lokale të fshatit Slivovë, ku ngasësi i automjetit të udhëtarëve me targa lokale i moshës 22 vjeç, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, humb kontrollin ndaj timonit dhe godet dy këmbësore të cilat marrin lëndime serioze.

“Të lënduarat dërgohen në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor, ku rreth orës 19:00, nga personeli mjekësor jemi njoftuar se viktima E.A. (f/sh/k 47 vjeçe) nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, njofton Policia e Kosovës.

Hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin, ndërsa i dyshuari, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndalohet për 48 orë. /Insajderi.com