Vdes ish-kampioni amerikan i MotoGP

Vdes ish-kampioni amerikan i MotoGP

Nicky Hayden, ish-kampion bote në MotoGP, ka vdekur pesë ditë pasi ishte përfshirë në një aksident me motor.

35-vjeçari amerikan u godit nga një makinë gjatë ushtrimeve me motoçikletën e tij në Itali javën e kaluar dhe pësoi plagë të rënda në kokë dhe gjoks, raporton The Guardian.

Të hënën, Spitali “Maurizio Bufalini”, ku ai ishte vendosur në koma, konfirmoi se ai kishte vdekur, shkruan Insajderi.

“Ekipi mjekësor ka verifikuar vdekjen e pacientit Nicholas Patrick Hayden, i cili është nën kujdesin e mjekëve që nga e mërkura e 17 majit në spitalin ‘Bufalini’ në Cesena”, thuhet në deklaratë.

Hayden fitoi kampionatin botëror në MotoGP në vitin 2006, duke mposhtur mikun dhe rivalin e tij Valentino Rossi, i cili kishte fituar titullin pesë herë radhazi.

Hayden, i cili ka lindur në Kentucky të SHBA-ve, u transferua në kampionatin “World Superbikes” në vitin 2016. /Insajderi.com