Vdes ish-deputeti Kujtim Paçaku

Vdes ish-deputeti Kujtim Paçaku

Ish-deputeti i kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçaku ka ndërruar jetë.

Lajmin e dha kryepatrlamentari Kadri Veseli gjate seancës së sotme.

“Me dhimbje mora lajmin për vdekjen e Kujtim Paçakut, deputet shumë vjeçar në Kuvendin e Kosovës nga komuniteti rom. Me angazhimin e tij të sinqertë politik, me kulturën e pasur prej poeti që posedonte, Kujtimi ishte zëri më autentik i qytetarëve rom të Kosovës dhe na ka nderuar të gjithëve. Ngushëllime familjes së tij, miqëve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë pjestarëve të komunitetit rom në vendin tonë”, tha Veseli.

Paçaku, ishte përfaqësues i komunitetit romë në Kuvendit e Kosovës. Së fundi ai ishte shpallur  ambasador i paqes në një konferencë për kulturë dhe paqe në ballkan.