Gorilla Koko, që zotëronte gjuhën e shenjave, ka vdekur sot në Kaliforni në moshën 46 vjeçare.
BBC raporton se Koko dinte më tepër se 1 mijë shenja me duar.
Instruktorët i mësuan Kokos një version të gjuhës amerikane të shenjave dhe thanë se ajo i përdori ato për të përcjellë mendimet dhe ndjenjat.