Vdes gazetari Ramiz Kelmendi

Vdes gazetari Ramiz Kelmendi

Një prej emrave më të njohur në skenën e gazetarisë në vend, Ramiz Kelmendi ka vdekur në mbrëmjen e së mërkurës.

Ai ka vdekur në moshën 86 vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Adriatik Kelmendi i cili edhe ka lidhje familjare me të ndjerin.

“Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, të dashur familjarë, miq e dashamirë, ju njoftoj se sonte u nda nga jeta axha im, që e kisha shumë më shumë se axhë, Ramiz Kelmendi, në moshën 86-vjeçare”, ka shkruar Kelmendi në llogarinë e tij në Facebook.