Vdes fëmija nga Gjilani pas djegies me bombolë gazi

19.03.2017 17:02
Vdes fëmija nga Gjilani pas djegies me bombolë gazi

Një fëmijë i gjinisë mashkullore ka ndërruar jetë në QKUK, pasi kishte marrë plagë nga ndezja e një bombole gazi në shtëpinë e tij një ditë më parë.

Viktima është dërguar për tretman fillimisht në spitalin e Gjilanit dhe më pas ishte transportuar për në QKUK.

Pas plagëve të rënda që kishte pësuar, ai nuk ka mbijetuar dhe të shtunën në mbrëmje ka ndërruar, njofton policia, transmeton Klan Kosova.

Sipas policisë rasti nuk ishte raportuar as nga familja dhe as nga spitali deri pas vdekjes së viktimës.

Për rastin është njoftuar edhe njësia përkatëse policore dhe prokurori. /Insajderi.com