Vdes çiklisti në Olimpiadën e personave me aftësi të kufizuara

Çiklisti iranian, Bahman Golbarzhad, 48 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti gjatë garës, në kategorinë “C 4-5”.

Vdes çiklisti në Olimpiadën e personave me aftësi të kufizuara

Në xhiron e parë të garës së rrugës, ai humbi kontrollin e biçikletës së tij, duke përplasur rëndë kokën me asfaltin. Makinat që i kaluan pranë kanë deklaruar se pas aksidentit garuesi ngriti kokën dhe nuk kishte humbur ndjenjat, por duket se kanë gabuar, njofton Telespot.

Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e mjekëve në vendngjarje, duke i dhënë ndihmën e parë dhe duke e  dërguan me urgjencë në spitalin më të afërt, por pa sukses.

Pas disa orësh në repartin e reanimacionit, çiklisti iranian ndërroi jetë, duke sjellë kështu një tragjedi të papritur në Olimpiadën e personave me aftësi të kufizuara./Insajderi.com