Lajmi për vdekjen e Jaminit është konfirmuar nga familja e tij, raporton Insajderi. Tash për tash nu" />

Vdes anëtari i grupit Jericho, Suad Jamini

Vdes anëtari i grupit Jericho, Suad Jamini

Suad Jamini, basisti i rock-grupit kosovar, Jericho, ka ndërruar jetë sot.

Lajmi për vdekjen e Jaminit është konfirmuar nga familja e tij, raporton Insajderi. Tash për tash nuk janë dhënë më shumë detaje për shkaqet e vdekjes së rok-baskitaristit. Ai ka lënë pas gruan dhe dy fëmijë.

Jericho është një rock grup i formuar nga disa të rinj shqiptarë nga Kosova në maj të vitit 1997 në Prishtinë. Ky grup njihet per muzikën dhe tekstet e tyre mjaft të veçanta.

Pjesë e grupit, përveç të ndjerit Jamini, janë edhe vokalisti Petrit Çarkaxhiu, kitaristi Leonard Canhasi dhe bateristi Visar Rexha.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/vdes-basisti-i-grupit-jericho-548196/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright