Vdes aktori nga filmi “Home Alone”

Vdes aktori nga filmi “Home Alone”

Aktori John Heard, i cili njihet më së miri në rolin e tij si babai i Kevinit në serinë e filmave “Home Alone” (“I vetëm në shtëpi”), ka vdekur sot në moshën 72 vjeçare.

Vdekja e tij është konfirmuar nga mjekët ligjorë në Kaliforni, raporton Associated Press.

TMZ më herët kishte raportuar se Heard po qëndronte në një hotel duke u rikuperuar nga një operacion në shpinë.

Heard kishte luajtur rolin e babait të Kevinit (Macaulay Culkin), Peter McCallister, në “Home Alone” dhe “Home Alone2: Lost in New York” (I vetëm në shtëpi 2: Humbur në New York).

Ai më herët kishte thënë nëpër intervista se kishte kërkuar të luante në filma me fëmijë në mënyrë që i biri i tij, 5-vjeçar në atë kohë, do të mund të vinte në xhirime dhe të luante me aktorët e vegjël.

Ai ishte munduar të luante në filma dhe seriale të tjera në mënyrë që të mos i mbetej nofka “babai i Home Alone”, por nuk ia kishte arritur asnjëherë qëllimit.

“Është qesharake. Mendoja që do ta zëvendësonte këtë që njerëzit më thërrasin babai i ‘Home Alone’”, kishte thënë Heard për rolin e tij në filmin “Sharkando” të vitit 2013.

Heard ishte martuar dhe divorcuar tri herë, duke përfshirë edhe martesën me aktoren Margot Kidder. Ai kishte tre fëmijë. /Insajderi.com