Vdes aktori i “House of Cards”, Reg Cathey

Vdes aktori i “House of Cards”, Reg Cathey

Aktori i House of Cards, Reg E. Cathey ka vdekur në moshën 59 vjeçare.

Aktori raportohej se vuante nga kanceri në mushkëri, sipas TMZ. Cathey vdiq në Nju Jork i rrethuar nga miqtë dhe familjarët e tij.

Ylli i lindur në Alabama të SHBA-ve njihej më së miri për rolin si Freddy në serialin “House of Cards”.

“Jemi të pikëlluar për vdekjen e mikut dhe kolegut tonë të House of Cards, Reg E. Cathey”, shkruan në njoftimin e kompanisë prodhuese të serisë, Netflix.

Reg njihej gjithashtu edhe për rolin në 23 episodet e “The Wire” si Norman Wilson, një këshilltar i Thomas Carcetti.

Ndryshe, aktori i ndjerë do të varroset gjatë javës së ardhshme në qytetin e lindjes, Alabama.