Vdes aktori i Game of Thrones

Vdes aktori i Game of Thrones

Aktori i Game of Thrones Roy Dotrice ka vdekur në shtëpinë e tij në Londër në moshën 94 vjeçare.

Dotrice njihej më së miri për rolin e tij si Leopold Mozart në filmin ‘Amadeus’, fitues i çmimit oskar dhe në shumë role të tjera teatrale.

Ai ishte gjithashtu edhe në sezonin e dytë në Game of Thrones si Hallyne – kreu i Grupit Alkimist në ‘King’s Landing’.

Dotrice fillimisht e luante rolin e Mjeshtrit të Madh Pycelle, por më pas iu desh të tërhiqej për shkak të problemeve shëndetësore duke u zëvendësuar nga Julian Glover.