Vdes 62-vjeçari, që u aksidentua më 10 gusht në Prizren

Vdes 62-vjeçari, që u aksidentua më 10 gusht në Prizren

Policia e rajonale e Prizrenit ka njoftuar se sot vdekur një person, i cili ishte aksidentuar 10 gusht në Lagjen “Bajram Curri”.

Viktima ishte 62 vjear, dhe ishte aksidentuar teksa ishte duke lëvizur me motoçikletën e tij.

“Sot, policia në Prizren është informuar se ka ndërruar jetë një motoçiklist i vitlindjes 1956 i cili kishte pësuar në një aksident të datës 10 gusht që pati ndodhur në Lagjen “Bajram Curri”. Viktima kishte pësuar plagë serioze për të cilat po trajtohej në QKUK”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, me urdhër të Prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet për autopsi.