Vdekja e Fadil Vokrrit, FFK nuk merr pjesë në një votim të rëndësishëm në FIFA

Vdekja e Fadil Vokrrit, FFK nuk merr pjesë në një votim të rëndësishëm në FIFA

Federata e Ndërkombëtare Futbollit (FIFA) njoftoi dje se udhëheqësit e Federatës së Futbollit të Kosovës nuk do të marrin pjesë në zgjedhjen e vendit organizator të Kupës së Botës për vitin 2026. Kjo për shkak të vdekjes së papritur të kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrrit.

Një total prej 206 anëtarësh të FIFA-s do të votojnë të mërkurën për vendin organizator të Kupës së Botës në 2026 dhe do të zgjedhin midis dy kandidatëve: Marokut dhe kandidaturës së përbashkët të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Meksikës.

Ish-futbollisti i Prishtinës, Fadil Vokrri, ndërroi jetë të shtunën në moshën 57-vjeçare nga një sulm në zemër. /Insajderi.com