Ai Weiwei inskenon vdekjen e fëmijës sirian

Ai Weiwei inskenon vdekjen e fëmijës sirian

Fotografitë zemër thyese të 3 vjeçarit sirian i cili ishte mbytur në detin Mesjetar vitin e kaluar, sapo i është bërë një homazh nga një prej artistëve më të njohur botëror.

Javën e kaluar, artisti kinez, Ai Weiwei, i kishte mbyllur sytë dhe ishte shtrirë në bregun e ftohtë të detit fatkeq, ku edhe kishte mbetur i pajetë trupi i sirianit Alan Kurdi.

Fotografia e bërë nga magazina “India Today’, është tani pjesë e “India Art Fair”, në ekspozitën e quajtur “The Artists”. Ekspozita ishte organizuar nga agjencitë e lajmeve të vendit.

“Weiwei dhe ekipi i tij vazhdimisht kishim ndihmuar ta vënin në skenë këtë fotografi për ne”, thotë Rohit Chawla, fotograf i “India Today”, i cili kishte udhëtuar në Lesbos, ku Weiwei është duke punuar në projektin artistik për refugjatët.

“Jam shumë i sigurt se nuk është shumë komode të shtrihesh ashtu në gurët e plazhit. Por, drita e butë e mbrëmjes kishte rënë në fytyrën e tij kur ai ishte shtrirë”, e rikujton Chawla momentin kur ishte bërë fotografia artistike.

Sipas organizatorëve një numër i madh i dashamirëve të artit dhe pronarë të galerive janë duke u renditur për ta parë fotografinë bardh e zi.

“Është një fotografi domethënëse pasi që është shumë politike, njerëzore dhe e përfshin një artist shumë të rëndësishëm si Ai Weiwei”, ka thënë bashkëpronari i ‘India Art Fair’, Sandy Angus.

“Fotografi është tronditëse dhe e pasqyron tërë krizën e emigrimit dhe mungesën e shpresës të njerëzve të cilët provuan të largohen nga e kaluara për një të ardhme më të mirë”, ka shtuar ai.

syrian-migrant-boy-turkeyFotografia do të vazhdoj të shfaqet tërë javën bashkë me intervistën e Weiwei në ‘India Today’.

“Kur unë i thashë atij që do e takoj atë në studion e tij, Weiwei ishte përgjigjur që ‘bregdeti është studio ime”, ka thënë Gayatri Jayaraman, redaktor i magazinës që e ka intervistuar atë.

Jayaraman ka thënë që Ai Weiwei kishte qëndruar në bregdet duke i pritur anijet të mbushura me refugjatë dhe i kishte ndihmuar ata të zbritnin.

Ai ishte duke mbledhur pjesa gome të anijeve për një projekt të një instilacioni arti.

“Ai është një artist shumë i madh, por ai gjithashtu është edhe një figurë si Mahatma Gandhi’, thotë Jayaraman duke shtuar se ai është shumë i ngrohtë dhe i thjeshtë.

“Prezenca e tij në momentin kur refugjatët kishin arritur të lodhur e të lagur, kishte qenë shumë kolosale dhe politike”, ka përfunduar ai.

 

weiwei