Vazhdoni kontrolli kufitar në zonën Shengen

Vazhdoni kontrolli kufitar në zonën Shengen

Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u pajtuan që të vazhdojnë kontrollet kufitare emergjente në zonën Shengen për tre muaj, deri në mes të majit.

Lëvizja e lirë Shengen u shemb pasi rreth 1.5 milionë refugjatë dhe emigrantë mbërritën në BE në vitin 2015 dhe 2016, duke e detyruar Bashkimin Evropian të marrë masa të jashtëzakonshme, shkruan albinfo.ch.

Gjermania, Austria, Suedia, Danimarka dhe Norvegjia (jo anëtare e BE-së) kanë filluar të kërkojnë kontrollin e kufijve në shtator të vitit 2015 dhe të mërkurën zyrtarisht kanë kërkuar për të vazhduar këtë masë.