Vazhdon trajtimi i Zogajt në QKUK

Vazhdon trajtimi i Zogajt në QKUK

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, pas sulmit të së mërkures ndaj tij, po vazhdon të trajtohet në Klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK.

Ndërsa organet e sigurisë kanë bërë të ditur se po vazhdojnë hetimet ndaj këtij sulmi. Zyra për Informim e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës ka deklaruar për gazetën se rasti po hetohet, shkruan sot, gazeta Zëri.

PK-ja nuk ka dhënë detaje të reja rreth rastit me arsyetimin e mospengimit në zhvillimin e hetimeve. Por në një njoftim për medie PK-ja ka njoftuar se pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, si dhe pas përfundimit të procedurave fillestare nga ana e Policisë, puna hetimore e Policisë është fokusuar në identifikimin e personave të dyshuar me qëllim kapjen e tyre, si dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

I kontaktuar nga gazeta drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë, Arsim Morina, ka thënë se gjendja e Zogajt është stabile. Sipas tij, Zogaj po merr tretmanin e vazhdueshëm në këtë klinikë